Kjo është rruga që do na lidh me shqiptarët – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti serb Vuçiç inauguroi kilometrat e para të së ashtuquajturës “Autostradë e Paqes”, e cila pritet të kalojë nga Nishi për në Merdarë, më pas në Prishtinë, Tiranë dhe ndalesë në Durrës.

“Jam krenar që kësaj radhe do të na lidhin edhe me serbët edhe me shqiptarët në Kosovë e Metohi. Dhe me shqiptarët në Prishtinë dhe me serbët në Graçanicë. Dhe me shqiptarët në Tiranë dhe Durrës”, u shpreh ai duke theksuar se tregtia mes Serbisë dhe Shqipërisë është rritur me 35 për qind në vitet e fundit.

Vuçiç shtoi se ky aks rrugor, të cilin e konsideroi si shtylla kurrizore e Ballkanit Perëndimor, do të jetë një ndër autostradat më të ngarkuara në 20 vitet e ardhshme.

“Kjo rrugë do të lidhë jugun e Serbisë me rrjetin e Ballkanit Perëndimor dhe do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, nga Nishi përmes Prishtinës në Tiranë dhe më gjerë”, theksoi ai. /tesheshi.com/

 

 

You may also like