“Kjo është e mërzitshme”! Videoja virale e Mbretit Charles III që ankohet gjatë kurorëzimit

by admin
Spread the love

Një moment tensioni është kapur nga kamerat e televizioneve gjatë kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Në një video e cila është bërë virale, mbreti u kap nga kamerat duke iu ankuar mbretëreshës Camilla.

Teksa ishte duke pritur të hynte në Westminster Abbey për kurorëzimin e tij, mbreti i drejtohet mbretëreshës, duke i thënë se “kjo është e mërzitshme”.

Monarku mbërriti në Westminster Abbey para kohë dhe i duhej të priste 5 minuta për të hyrë në kishë dhe për të vijuar me kurorëzimin e tij.

Me botën që vëzhgonte çdo lëvizje të tij, në bazë të lëvizjeve të buzëve dyshohet se mbreti i tha bashkëshortes Camilla: “Ne nuk mund të jemi kurrë në kohë. Ka gjithmonë diçka… kjo është e mërzitshme”.

Të dy anëtarët mbretërorë u kurorëzuan në një ceremoni të ndjekur nga 100 drejtues shtetesh, mbretër nga e gjithë bota, persona të famshëm, por dhe miliona qytetarë në mbarë globin.

You may also like