Kjo është e katërta! Ja kur Alonso i ka thënë “jo” ofertave të Bajern Mynihut

by admin
Spread the love

Ksabi Alonso-Bajern Mynih janë vendosur në qendër të “prozhektorëve” pas njoftimit se Tomas Tuhel nuk do jetë më trajneri i bavarezëve në sezonin e ardhshëm.

Suksesi në Gjermani dhe përputhja e filozofisë së Alonsos me qasjen ofensive të kampionëve të Bundesligës e shtyjnë akoma me tepër teknikun iberikas të konsiderohet si pasues i Tuhelit. Më poshtë po ju prezantojmë 3 raste kur Ksabi i ka thënë “jo” propozimeve në Mynih.

Uli Hënes dhe Rumenige u përpoqën ta bindnin Alonson të mbante detyrën e drejtorit sportiv, por ish-mesfushori refuzoi. E dyta është një ngjarje që lidhet me sezonin 2018-2019, periudhë kur Niko Kovaç ishte në krye të ekipit dhe bordi i dha shansin Ksabit të ishte ndihmës në staf, sërish përgjigje negative prej tij.

Pak kohë më vonë, Hasan Salihamixhiç si pjesë e gjermanëve, e kontaktoi për ta marrë ekipin e Bajern II. Tashmë do të jetë tentativa e katërt.

PANORAMASPORT.AL

You may also like