Kjo është dalja e pare publike e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz si “just married”

by admin
Spread the love

Syze dielli, veshje totalisht e bardhë dhe një buzëqeshje për të gjithë ata që po i prisnin, këta janë çifti Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz pas dasmës. Ata u shfaqën të lumtur në një dalje për ‘brunch’ në Plam Beach, ku edhe u martuan.

Në drekën në fjalë, ishin të ftuarit e dasmës, ndër ta Serena dhe Venus Williams, e deri te Eva Longoria. Këto janë takimet e fundit të të ftuarve me çiftin dhe familjet e tyre në festimet që zgjatën tri ditë, ndërsa vetë dasma thuhet se po kap shifrën e 4 milionë dollarëve shpenzimesh.

Çifti i ri mbërriti në vendin në fjalë me një Jaguar model ‘vintage’, makinë kjo e zgjedhur edhe nga David dhe Victoria Beckham.

Shumë pak foto arritën të qarkullojnë nga dasma e çiftit, ndërsa nga brenda ceremonisë nuk ka akoma asgjë, pasi celularët ishin të ndaluar.

Sipas mediave, të ftuar në dasmë ishin rreth 600 persona, ndërsa fotot e para të nuses dhe dhëndrit ishin ekskluzivitet i “Vogue” dhe u publikuan në mëngjes.

You may also like