Kjo drita ime e vogël…

by admin
Spread the love

E diela e 14 majit është shënuar tashmë në kalendarin e aktores së njohur Eliona Pitarka si një nga datat më të veçanta në jetë. Kjo pasi aktorja e humorit ka marrë dhuratën më të bukur, duke u bërë nënë për herë të dytë.

Bukuroshja ka mirëpritur në jetë një vajzë, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar ende. Lajmin e bukur e dha vetë Eliona në rrjetet sociale, ku publikoi një foto të bebushes së porsalindur, e cila ndodhet në krevatin e saj.

‘Ju prezantoj me bebi motren. Kjo drita ime e vogel vendosi te vije ne jete e te me beje dhuraten me te bukur ne diten me te shenuar, ne diten e nenave, 14 maj. Duket nga shprehja e fytyres qe je shenja e DEMIT mama’ – shkruan Eliona krahas fotos se te vogles.

Aktorja e njohur ka qenë gjithnjë shumë hermetike rreth jetës private. Por, vitin e fundit ka vendosur mos të fshihet më dhe të ndajë me ndjekësit detaje nga jeta e saj.

You may also like