KINEMA – Vdes Emmet Walsh, i paharruari te “Blood Simple” dhe “Blade Runner”

by admin
Spread the love

LOS ANXHELES, 21 mars /ATSH/ – Emmet Walsh, aktori i personazheve të njohur, sidomos te “Blood Simple” dhe “Blade Runner”, vdiq në moshën 88-vjeçare, tha menaxheri i tij.

”Walsh vdiq nga arresti kardiak të martën në një spital në Vermont”, tha menaxheri i tij për një kohë të gjatë, Sandy Joseph.

Walsh, përherë i shëndetshëm, shpesh luante personazhet e djemve të mirë me qëllime të këqija, siç bëri në një nga rolet e tij të rralla kryesore si një detektiv privat nga Teksasi, në filmin e parë të vëllezërve Coen, “Blood Simple”.

Joel dhe Ethan Coen thanë se e shkruan pjesën për Walsh, i cili do të fitonte çmimin e parë në ”Film Independent Spirit” për rolin kryesor.

Kritikët dhe dashamirësit e filmit i kanë shijuar gjithmonë momentet kur ai u shfaqej në ekran.

Kritikët thoshin se asnjë film me Emmet Walsh nuk mund të ishte i keq.

Walsh luajti edhe snajperin e çmendur në komedinë e Steve Martin të vitit 1979 “The Jerk”.

Në filmin e vitit 1982, “Blade Runner”, një film për të cilin ai tha se ishte rraskapitës dhe i vështirë për t’u realizuar me regjisorin perfeksionist Ridley Scott, Walsh luan një kapiten policie kokëfortë.

I lindur si Michael Emmet Walsh, ai u rrit pranë liqenit Champlain në Swanton, Vermont, vetëm disa milje nga kufiri SHBA-Kanada, ku gjyshi, babai dhe vëllai i tij punonin si doganierë.

Ai u diplomua në Universitetin Clarkson në Potsdam, Nju Jork dhe Akademinë Amerikane të Arteve Dramatike në qytetin e Nju Jorkut./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like