KINEMA – Vajza e Willis & Moore: Jam autike

by admin
Spread the love

ROMË, 20 mars /ATSH-ANSA/ – Vajza më e vogël e Bruce Willis dhe Demi Moore zbuloi se ka autizëm.

Tallulah Belle, 30 vjeçe, foli për herë të parë për çrregullimin e saj në rrjetet sociale, duke shpjeguar se ajo u diagnostikua verën e kaluar.

Tallulah ka postuar një video kur ishte fëmijë në një nga premierat e babait të saj, ku ajo luan me veshin e aktorit dhe i prek kokën.

”Më thuaj që je autik pa më thënë se je autik”, ka shkruar ajo.

“Kjo është në fakt hera e parë që e ndaj publikisht diagnozën time. E mora vesh këtë verë dhe më ndryshoi jetën”, shtoi ajo.

Nuk është hera e parë që e reja flet për shëndetin e saj.

Në vitin 2023 ajo shkroi një ese për ”Vogue” në të cilën tha se vuante nga anoreksia nervore, depresioni, varësitë dhe ADHD, çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit.

Ajo gjithashtu ndau rrugëtimin e saj drejt rikuperimit në rrjetet sociale.

Babai i saj, aktori i ”Die Hard”, vuan nga demenca frontotemporale.

Në vitin 2022 familja e tij njoftoi tërheqjen e tij nga skena./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like