KINEMA – Alain Delon gjiganti i rrëgjuar

by admin
Spread the love

PARIS, 4 janar /ATSH-AFP/ – Alain Delon apo ndryshe i konsideruar si përbindëshi i kinemasë franceze, është dobësuar së tepërmi dhe nuk mund ta durojë më ta shohë veten të tillë, thotë djali i tij, Anthony në një intervistë për ”Paris Match”.

Aktori 88-vjeçar, i cili u shfaq i dobësuar në një foto të publikuar në rrjetin social Instagram nga një tjetër fëmijë i tij, Alain-Fabien, në prag të Krishtlindjeve, pësoi një goditje të rëndë në korrik 2019.

”Ai nuk flet shumë, lodhet apo mërzitet kur i kërkojmë të përsërisë gjërat, sepse zëri i tij nuk është më gjithmonë i vendosur, dua të them i dëgjueshëm”, shpjegon Anthony Delon në këtë intervistë.

Tre fëmijët e yllit të kinemasë depozituan një ankesë në korrik kundër gruas që ata e paraqitën si “zonjën shoqëruese” të tij, Hiromi Rollin, një ish-make up artist.

Sipas avokatit të tyre, Hiromi Rollin ka “vazhduar të izolojë Alain Delon nga të dashurit, miqtë dhe familja e tij, duke përdorur manovra dhe kërcënime”.

Në këtë intervistë, Anthony Delon gjithashtu pretendon se ka paraqitur një ankesë kundër motrës së tij Anouchka, duke e akuzuar atë se nuk e kishte informuar se babai i tyre u ishte “nënshtruar pesë testeve njohëse” midis 2019 dhe 2022 dhe se ai “nuk ia kishte dalë në asnjë prej tyre”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like