KINË – Protesta masive kundër masave të rrepta të koronavirusit

by admin
Spread the love

PEKIN, 28 nëntor /ATSH-DPA/- Qindra të rinj dolën në rrugët e Pekinit dhe Shangait në fundjavë për të protestuar kundër masave të rrepta të koronavirusit të ndërmarra nga qeveria kineze.

Këto janë protestat më të mëdha që janë parë ndonjëherë në vend për dekada.

Protestat, shumë të pazakonta në vendin e regjimit komunist, me mbi 1.4 miliardë banorë, u shkaktuan si rezultat i një zjarri vdekjeprurës, që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Ürümqi, në të cilën u vranë të paktën 10 banorë në fillim të javës.

Disa banorë thanë se masat kufizuese kishin penguar përpjekjet e shpëtimit për disa banorë që përpiqeshin të largoheshin nga ndërtesa e djegur.

“Disa të tjerë u larguan nga apartamentet e tyre shumë vonë, ose aspak, nga frika e shkeljes së masave te kufizimeve të “lockdown”, sipas raporteve.

Pjesë të mëdha të rajonit Xinjiang dhe kryeqytetit të tij, Ürümqi, kanë qenë nën izolim për më shumë se 100 ditë.

Qindra studentë u mblodhën në kampusin e Universitetit Tsinghua, të Pekinit.

Banorët në Pekin kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund kufizimeve të “lockdown”. Gjithashtu, protestat u zhvilluan në Wuhan, Chongqing dhe Ürümqi.

Kina, aktualisht ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Të dielën, komisioni shëndetësor në Pekin raportoi një numër rekord prej më shumë se 39 000 rastesh të reja.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like