Kina po “falimenton” vendet e varfra: Nuk paguajnë dot kreditë

by admin
Spread the love

Një ndihmë që vjen me kosto të lartë duket ajo e Kinës për dhjetëra vende të varfra, të cilat përballen sot me pasiguri ekonomike për shkak të kredive të marra.

Ato mund të rrezikojnë deri edhe kolapsion për shkak të borxheve prej qindra miliarda dollarësh, pjesa më e madhe e tyre të huazuara nga kredidhënësja më e madhe e globit.

Associated Press zbuloi se për dymbëdhjetë vende që kanë marrë kreditë më të mëdha nga Kina – ndër to Pakistani, Kenia, Zambia, Laosi dhe Mongolia –  shlyerja e borxhit konsumon një pjesë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave nga taksat, të cilat nevojiten për të mbajtur shkollat të hapura, për furnizimin me energji, për ushqimet apo karburantin.

Gjithashtu kjo po shteron edhe rezervat në valutën e huaj, që disa nga këto vende e përdorin për të paguar interesat për këto kredi, duke i lënë kështu disa prej vendeve me vetëm pak muaj të mbetur përpara se këto rezerva të mbarojnë. Pekini sakaq, ngurron të falë borxhe thotë AP, dhe ruan në kushte ekstreme sekreti informacionin mbi për sasinë e parave të huazuara dhe kritet me të cilat ato janë dhënë.

Kjo i ka detyruar edhe kredidhënësit e tjerë të mëdhenj që të mos ofrojnë më ndihmë. Për më tepër, rishtazi u mësua se vendet kredimarrëse janë shtrënguar të fusin para në llogari të fshehta që u japin prioritet pagesave për kreditë e Kinës, në krahasim me kreditorët e tjerë. Vendet e analizuara nga agjencia e lajmeve Associated Press kanë marrë deri në 50% të borxhit të huaj nga Kina.

Pjesa më e madhe e tyre po përdorin mbi një të tretën e të ardhurave të qeverisë për të paguar borxhin e jashtëm. Dy prej tyre, Zambia dhe Sri Lanka, kanë shpallur tashmë pamundësinë për të paguar as interesin për kreditë që financuan ndërtimin e porteve, minierave dhe centraleve të energjisë.


Top Channel

You may also like