Kimberly West caktohet Prokurore e Specializuar në Hagë

by admin
Spread the love

Kimberly West është zgjedhur Prokurore e Specializuar në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

West tha se pret që punën e ZPS-së ta çoj përpara, teksa shtoi se “është një nder që jam përzgjedhur në këtë rol të rëndësishëm”.

Ajo ka shërbyer për pesë vjet si prokurore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi në Hagë, e cila ishte pjesëtare e ekipit që ndoqi penalisht Radovan Karxhiqin për rolin e tij gjenocidal në Srebrenicë.

“Znj. Westka gradën Juris Doctor (Doktor në Drejtësi) nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Safolkut, Massachusetts,, dhe u bë anëtare e Dhomës së Avokatëve në Massachusetts,. Ajo ka gjithashtu gradë universitare bachelor nga Kolegji i Bostonit, Massachusetts”, thuhet në njoftimin e ZPS-së, transmeton Klankosova.tv.

West bëhet Prokurorja e Specializuar e tretë, pas Jack Smith, i cili shërbeu në këtë pozitë nga viti 2018 deri në vitin 2022, David Schwendiman, i cili shërbeu nga vitit 2016 deri në vitin 2018 dhe Alex Whiting i cili është në këtë pozitë si ushtrues detyre që nga nëntori derisa ta West ta marrë detyrën e saj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like