Kim Kardashianit i ndodh e papritura, ndan lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale – Shqip

by admin
Spread the love

Kim Kardashian ka zbuluar për fansat e saj në Instagram se ka pësuar një dëmtim në shpatull, por ka treguar se tanimë gjithçka ka kaluar dhe po ecën mirë.

“Unë theva shpatullën time dhe për këtë arsye nuk kam mundur të të frekuentoj palestrën për disa javë, por tani jamë kthyer”, tha ajo në një postim në InstaStory.

Në pamjet e shpërndara na rrjete sociale, Kim ishte së bashku me trajneren e saj Melissa Alcantara, e cila po e ndihmonte me një stërvitje rikuperimi.

“Ne po fillojmë rehabilitimin tonë sot. Asgjë nuk do të më pengojë”, tha Kim.

Në Maj, Kardashian u shfaq në podcast “On Purpose With Jay Shetty”, ku theksoi rëndësinë e stërvitjeve të saj. Ajo tha se stërvitjet e hershme në mëngjes e përgatisin atë për “çmenduritë” e ditës dhe e ndihmojnë atë me presionin e rritjes së katër fëmijëve./tvklan.al

You may also like