Kim Kardashian s’di ç’të thotë për martesën edhe pse është celebruar 3 herë (deri tani)

by admin
Spread the love

Kim Kardashian është e bindur që nuk mund të japë një mendim dhe opinion të saktë për martesën dhe këtë e qartësoi në një darkë të dy miqve të saj, të cilët martohen fundjavën që vjen. Video e xhiruar aty po bën xhiron e rrjetit dhe jo më kot. Ironia e hollë që ka përdorur Kim duke ju referuar jetës së saj sentimentale, konkretisht martesave, i ka bërë të gjithë ta komentojnë online.

“Është sinqerisht shumë bukur të jesh këtu në një ceremoni homoseksuale. Unë nuk kam qenë në asnjë dasmë që nga dasma ime e dytë. Kur Simon më kërkoi të flisja, u hutova ca sepse as unë vetë nuk e kam kuptuar akoma martesën. Kështu që nuk e di se çfarë lloj këshille mendon ai se do ju jap”, tha ajo e buzëqeshur, ndërsa të pranishmit e duartrokitën.

Kim u martua për herë të parë me Damon Thomas, me të cilin qëndroi 4 vite. Më pas celebroi dashurinë me burrin e dytë, Kris Humphries dhe u nda pas vetëm 72 ditësh. Dhe së fundmi ka bërë kërkesë për divorc ndaj Kanye West./revistawho.com

You may also like