Kim Kardashian akuzohet për fotoshop – Shqip

by admin
Spread the love

42-vjeçarja ka zgjedhur të mos u përgjigjet akuzave të fansave

Familja Kardashian është e famshme për reality show-n e tyre televiziv, paratë, skandalet, stilin luksoz të jetesës, por edhe photoshop-in e keq.

Të gjitha motrat, përfshirë Kim Kardashian janë akuzuar nga fansat për përdorim të fotoshopit në fotot që postojnë në rrjetet sociale.

Por këtë herë gjërat nuk kanë shkuar mirë për 43-vjeçaren Kim Kardashian. Në një nga fotot e saj të festës së Krishtlindjes, biznesmenia është fotografuar me vajzën e saj, por në foto i shfaqej edhe një gisht i dytë i madh në dorë.

Bukuroshja nuk i është përgjigjur publikisht komenteve, por sigurisht nuk është hera e parë që ajo akuzohet për diçka të tillë.

Megjithatë, ajo që vazhdon të shkaktojë kuriozitet tek fansat është se si ndodhin kaq shumë gabime të dukshme në photoshop. Disa nga ndjekësit e saj thonë se kjo lëvzije është e qëllimshme pasi Kim Kardashian dëshiron të bëjë bujë.

Klan News

You may also like