Kim dhe Kanye u fotografuan bashkë pas shumë muajsh, por vëmendjen e mori tjetër detaj

by admin
Spread the love

Kanye West arriti të gjejë urën e komunikimit me Kim Kardashian dhe fëmijët e tij. Ata ja dedikuan mëngjesin e së dielës ndeshjes së futbollit të djalit të tyre, Saint në Los Angeles. Pranë tyre ishin edhe dy fëmijët e tjerë North dhe Chicago.

Po detaji, i cili nuk iu ka shpëtuar fansave të Kim Kardashian ishin shapkat e saj.

Kim kishte veshur një palë shapka të markës “Balenciaga” në vlerë prej 450 dollarësh ose e thënë ndryshe 470 euro. Shapkat janë të prodhuara në Itali dhe  përbëhen nga pjesa e sipërme dhe tabani prej gome.

Për t’iu kthyer ndeshjes së futbollit, Kanye shfaqet i buzëqeshur në fotot e paparacit duke parë Saint teksa luan, me Kim pranë dhe vajzën Chicago në krahë.
Kujtojmë se në mes të muajit mars, Kim zyrtarizoi lidhjen e saj me të dashurin e ri, Pete Davidson dhe pak më parë u divorcua zyrtarisht nga Kanye./revistawho.com

You may also like