Kievi në kundërofensivë! Ushtria ukrainase përparon në afërsi të Donjeckut

by admin
Spread the love

Kievi ka vazhduar operacionet sulmuese ndaj forcave ruse në lindje dhe jug të vendit, siç njoftoi ushtria vendase.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se forcat e tij kanë kryer operacione mbrojtëse në lindje dhe jug të Ukrainës dhe operacione sulmuese rreth Melitopolit dhe Bahmutit.

Ushtria ukrainase pretendoi për “sukses” në rajonin e Donjeckut. Po ashtu tha se mbi 100 vendbanime në rajonet e Harkivit, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit janë përballur me zjarr artilerie në 24 orët paraprake.

Një sërë shpërthimesh të shkaktuara nga forcat ruse  janë raportuar në rajonin e Harkivit, por ka qenë e mundur të sigurohen informacione për viktima apo dëme të mundshme.

Uashingtoni, ndërkaq, konfirmoi planet për takime për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainës. Takimet pritet të mbahen gjatë javës së ardhshme midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky – që do të qëndrojë në SHBA – me liderët amerikanë.


Top Channel

You may also like