KIEV – Zelensky: Trupat ukrainase po përparojnë në të gjitha drejtimet

by admin
Spread the love

KIEV, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Kundërofensiva disajavore e Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia po vazhdon me sukses, deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky.

“Sot luftëtarët tanë kanë avancuar në të gjitha drejtimet dhe është një ditë e lumtur”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm me video, pasi vizitoi postet e vijës së parë dhe takoi trupat.

“Unë u urova fëmijëve më shumë ditë si kjo”, tha ai në fjalimin e tij të mbajtur nga brenda një treni.

Zelensky shkoi në vijat e frontit pranë qytetit lindor të okupuar të Bakhmut dhe rajonit të Zaporizhias, në jug.

Ai dha disa çmime, duke përfshirë dy dekorata ”Hero i Ukrainës”, nderimi më i lartë i vendit nga presidenti./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like