KIEV – Zelensky përfshihet në një aksident automobilistik

by admin
Spread the love

KIEV, 15 shtator /ATSH-DPA/-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident automobilistik në Kiev, tha sot në mëngjes zëdhënësi i tij.

”Një automjet u përplas me mjetin e Zelensky, si dhe me makina të tjera në autokolonën e tij”, njoftoi zëdhënësi Sergii Nykyforov në një postim në Facebook.

“Zelensky u ekzaminua nga një mjek dhe nuk ka lëndime”, tha Nykyforov duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

“Mjekët e ndihmës së shpejtë e dërguan shoferin e makinës tjetër në spital ndërsa policia vazhdon të hetojë incidentin”, tha zëdhënësi.

Zelensky vizitoi dje qytetin e rimarrë së fundi të Izyumit në Ukrainën Lindore./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/9/2022
Artikulli tjetërKurti takim me Sarrazin: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

You may also like