KIEV – Zelensky në një vizitë të papritur në Finlandë

by admin
Spread the love

KOPENHAGË, 3 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë të papritur sot në Finlandë për t’u takuar me liderët nordikë dhe për të diskutuar betejën e vendit të tij kundër pushtimit rus.

Presidenti finlandez, Sauli Niinistö e mirëpriti Zelensky sot në Helsinki të mërkurën, sipas transmetuesit finlandez “Yle”.

“Zelensky pritet të diskutojë mbështetjen finlandeze për Ukrainën në luftë”, sipas zyrës së Niinistö.

Udhëheqësi ukrainas do të marrë pjesë sot në një takim në Helsinki me krerët e qeverive nga Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda. Gjithashtu janë planifikuar takime dypalëshe.

Vizita e Zelensky në kryeqytetin finlandez u mbajt sekret deri para mbërritjes së tij në aeroportin Helsinki-Vantaa.

Ai u takua për herë të fundit me Niinistö në janar kur presidenti finlandez po vizitonte Kievin.

Vendet nordike kanë ofruar vazhdimisht ndihmë të konsiderueshme ushtarake dhe financiare për Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë, në shkurt 2022.

Danimarka njoftoi të martën se do të dhuronte një paketë pajisjesh ushtarake me vlerë 1.7 miliardë korona daneze (252 milionë dollarë) për të ndihmuar ofensivën e pritshme të Ukrainës që synon çlirimin e territorit të pushtuar nga Rusia. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like