KIEV – Zelensky kërkon ndihmën e BE-së për riparimet e sistemit energjetik

by admin
Spread the love

KIEV, 1 nëntor /ATSH-DPA/-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar ndihmën e BE-së për rivendosjen e rrjetit energjetik në vendin e tij, i cili është dëmtuar rëndë nga sulmet ruse.

“Rreth 40% të sistemit energjetik është shkatërruar”, tha sot kreu i shtetit në një takim me komisionerin e Energjisë, të BE-së, Kadri Simson në Kiev.

“Komisioni Evropian duhet të luajë një rol koordinues në rivendosjen e infrastrukturës energjetike”, tha Zelensky.

Ai kujtoi Grupin e Kontaktit të Ukrainës, në të ashtuquajturin formati “Ramstein”, në të cilin vendet mbështetëse koordinojnë ndihmën e tyre për armë.

“Për ekonominë dhe energjinë, duhet të ketë një grup të ngjashëm të formatit “Ramstein”, tha ai.

“Jam i sigurt se do të riparojmë gjithçka. Dhe në një kohë më të qetë, kur situata në sistemin tonë energjetik të jetë sërish i qëndrueshëm, ne do të eksportojmë sërish energji elektrike në Evropë”, tha Zelensky. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like