KIEV – Zelensky dekoron Baerbock për mbështetjen e saj në kauzën ukrainase

by admin
Spread the love



KIEV, 5 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nderoi ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock me ”Urdhrin e Meritës” për mbështetjen e saj ndaj vendit të tij.

Me medalje ukrainase u nderuan edhe deputetët e parlamentit gjerman Marie-Agnes Strack-Zimmermann dhe Anton Hofreiter.

Në dekretin e lëshuar pak para vitit të ri, presidenti ukrainas nderoi 32 shtetas të huaj.

”Ata kishin dhënë kontribut të rëndësishëm personal për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës”, theksoi Zelensky. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakStano: Së shpejti pritet të fillojë themelimi i Asociacionit


You may also like