KIEV – Zelensky: Armëpushimi do t’i lejojë Rusisë të rigrupohet dhe të riarmatoset

by admin
Spread the love



KIEV, 11 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë me vendosmëri idenë e një armëpushimi me Rusinë, duke thënë se ”nga kjo do të përfitonte vetëm Moska duke i dhënë asaj kohë për të rimbushur armët e saj”.

”Rusia ka një mungesë të madhe të dronëve, artilerisë dhe raketave, por Kremlini do të përdorë qetësinë në luftime për të rimbushur rezervat e armëve”, tha Zelensky gjatë një vizite në Estoni.

Zelensky tha se ”Moska aktualisht është e detyruar të grumbullojë armë nga Irani dhe Koreja e Veriut për t’i përdorur kundër Ukrainës”.

Një armëpushim do t’i jepte gjithashtu Rusisë mundësinë për të ripozicionuar dhe rigrupuar forcat e saj, duke i vendosur potencialisht trupat ukrainase në prapavijë në luftimet e ardhshme.

Një pezullim i armiqësive mund të përfundojë duke i lejuar forcat ruse të “na mposhtin – dhe ne nuk do ta marrim atë rrezik”, thekdoi Zelensky. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBardhi reagon ndaj Bashës: Koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh


You may also like