KIEV – Zelensky anulon fjalimin në Senatin amerikan

by admin
Spread the love

KIEV, 6 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky anuloi në mënyrë  befasuese një takim virtual me senatorët amerikanë për të kërkuar më shumë ndihma për Ukrainën.

“Diçka ndodhi në minutën e fundit”, janë fjalët e kriptuara të liderit të mazhorancës demokrate në Senat, Chuck Schumer, i njëjti që kishte njoftuar fjalimin e Zelenskyt përpara senatorëve.

Arsyet pse Zelensky u detyrua të anulonte këtë aktivitet mund të jenë të tjera.

Shqetësimi i Kievit për çështjen e ndihmës amerikane është i madh.

”Ukraina rrezikon të humbasë luftën ndihmën e shtuar të amerikanëve”, deklaroi i alarmuar shefi i shtabit të përgjithshëm, Andriy Yermak, gjatë një takimi me Institutin Amerikan të Paqe në Uashington.

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një paralajmërim të prerë se SHBA-së do t’i mbarojnë fondet për të ndihmuar Ukrainën deri në fund të vitit duke thënë se dështimi i Kongresit për të miratuar mbështetjen e re do të gjunjëzonte Kievin, sipas FT.

Alarmi nga Shalanda Young, drejtoresha e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, në një letër drejtuar liderëve të Kongresit, përfaqëson vlerësimin më specifik të mbështetjes financiare dhe ushtarake në rënie të Uashingtonit për Ukrainën.

”Pa veprime të Kongresit, deri në fund të vitit ne do të na mbarojnë burimet për të blerë më shumë armë dhe pajisje për Ukrainën dhe për të siguruar pajisje nga rezervat ushtarake të SHBA-së”, u shkruan Young liderëve politikë të të dyja partive.

”Nuk ka asnjë dritare magjike financimi për të përmbushur këtë moment. Na kanë mbaruar paratë dhe pothuajse nuk ka kohë”, tha ajo.

Kërkesa e presidentit Joe Biden për 106 miliardë dollarë fonde emergjente për prioritetet e tij më të mëdha të politikës së jashtme, përfshirë Ukrainën, Izraelin dhe Indo-Paqësorin, mbetet në ngërç në Capitol Hill, e nxitur nga kundërshtimi në rritje i republikanëve për të ndihmuar Kievin.

”Ndërprerja e fluksit të armëve dhe pajisjeve amerikane do të gjunjëzojë Ukrainën në fushën e betejës, jo vetëm duke vënë në rrezik fitimet që ka bërë Ukraina, por duke rritur gjasat e fitoreve ushtarake ruse”, i shkroi Young Kongresit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like