KIEV – Vritet këshilltari i kreut të Forcave të Armatosura, Zaluzhny

by admin
Spread the love



KIEV, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Një ndihmës i komandantit të përgjithshëm ukrainas Valery Zaluzhny u vra kur një nga dhuratat e tij të ditëlindjes shpërtheu.

“Sot, ndihmësi dhe miku im i ngushtë vdiq në rrethana tragjike në ditëlindjen e tij në mesin e të afërmve të tij”, njoftoi Zaluzhny në Telegram të hënën.

Një “pajisje shpërthyese e panjohur” kishte shpërthyer në një nga dhuratat e ditëlindjes për majorin Gennadiy Chastyakov. Majori la pas gruan dhe katër fëmijë.

Një deklaratë e policisë kishte folur më parë për “trajtim të pakujdesshëm të municioneve”. Nuk ishte e qartë nëse ky ishte një aksident apo një sulm. Një nga djemtë e tij thuhet gjithashtu se është plagosur rëndë nga shpërthimi në rajonin e Kievit. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBE mbështet SME-të drejt dixhitalizimit dhe automatizimit të proçeseve
Artikulli tjetërPritet me padurim gjyqi i hajdutëve të wc-së prej floriri!


You may also like