KIEV- Von der Leyen viziton Bucha dhe premton ndëshkim për mizoritë ruse

by admin
Spread the love

BUCHA, 8 prill /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është liderja e parë perëndimore që viziton periferinë e Kievit, Bucha, pasi u zbulua se mizoritë u kryen atje ndërsa trupat ruse u tërhoqën kohët e fundit.

Ndër të tjera, politikanja gjerman pa 20 trupa të zhvarrosur nga një varr masiv atje dhe ndezi qirinj në një kishë për viktimat.

“Ishte e rëndësishme të filloja vizitën time në Bucha. Sepse në Bucha njerëzimi ynë u shkatërrua,” shkroi von der Leyen në Twitter.

“Mesazhi im për popullin ukrainas: ata që janë përgjegjës për mizoritë do të sillen para drejtësisë. Beteja juaj është e jona”, shtoi ajo.

Ukraina fajëson trupat ruse për vrasjen e qindra banorëve. Moska mohon përfshirjen dhe pretendon se imazhet që u shfaqën gjatë fundjavës ishin të inskenuara, por nuk paraqisnin asnjë provë për këtë pretendim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like