KIEV – Ukraina pranon arritjet ruse në qytetin lindor të Lysychansk

by admin
Spread the love

KIEV, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Trupat ruse arritën tw fitonin qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, sipas burimeve ukrainase.

“Në rajonin e Donetskut, pushtuesit po përqendrohen në konsolidimin e pozicioneve të tyre në qytetet Lysychansk dhe Verkhnyokamyanka”, njoftoi shtabi i përgjithshëm ukrainas.

Guvernatori ushtarak ukrainas i rajonit të Luhanskut, Serhiy Hajdaj, konfirmoi në kanalin e tij Telegram se trupat ruse “kanë fituar një terren në rrethin Lysychansk”.

Është e paqartë nëse njësitë ukrainase mbeten në qytet.

Të shtunën, separatistët pro-rusë kishin njoftuar tashmë kapjen e Lysychansk, për të cilën Kievi u përgjigj se qyteti i rëndësishëm strategjik ishte ende nën kontrollin e tij.

Lysychansk ishte qyteti i fundit i madh i kontrolluar nga ukrainas në rajonin e Luhansk pas rënies së Severodonetsk. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMargariti: 512 shfaqje e premiera gjatë 2021

You may also like