KIEV – Ukraina në alarm ajror mbarëkombëtar përpara samitit të BE-së

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 3 shkurt /ATSH-DPA/- Ukraina ka vendosur që herët në mëngjes në gatishmëri të plotë sistemet e mbrojtjes ajrore, në mbarë vendin, përpara një takimi të planifikuar sot mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, në Kiev.

Ishte e paqartë nëse alarmi ajror do të kishte ndonjë ndikim në takim.

“Alarmi u shkaktua nga prania e avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore të vendit fqinj të Ukrainës, Bjellorusisë”, sipas burimeve të Kievit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryediplomati i BE-së, Josep Borrell do të marrin pjesë në samit.

“Nuk heqim dorë nga vendosmëria jonë”, shkroi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, më herët në Twitter, duke iu referuar mbështetjes së BE-së për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse një vit më parë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak6 vjet pa Dritëro Agollin, mjeshtrin e penës shqipe

You may also like