KIEV – Ukraina ndihmë financiare me vlerë mbi 38 miliardë euro në 2023 ​

by admin
Spread the love

KIEV, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ukraina ka marrë një ndihmë ndërkombëtare me vlerë mbi 38 miliardë euro (42 miliardë dollarë) në vitin 2023 mes luftës së vazhdueshme me pushtuesit rusë.

“Kjo na ka lejuar të financojmë të gjitha shpenzimet e nevojshme”, tha ministri i Financave Serhiy Marchenko për “Forbes Ukraine”.

Shumica e parave shkuan për mbrojtjen kundër forcave të Kremlinit, por janë përdorur gjithashtu për financimin e refugjatëve të brendshëm, pensionet dhe pagat shtetërore.

Marchenko tha se viti 2023 ka qenë më i qëndrueshëm financiarisht se 2022 dhe se çdo ditë lufte kushton 120 milionë euro.

Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt të vitit të kaluar dhe që atëherë Ukraina ka marrë pajisje të konsiderueshme ushtarake perëndimore.

“Për sa i përket vitit që vjen, jam më pak i shqetësuar për vitin 2024 sesa për vitin 2025”, tha ai.

“Kjo është kryesisht për shkak të pasigurive në lidhje me mbështetjen e mëtejshme nga Bashkimi Evropian dhe SHBA në 2025 për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në të dyja në 2024”, shtoi Marchenko.

Marchenko tha se në vitin 2024 nevojën rreth 33 miliardë euro.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like