KIEV – Ukraina fundos një anije luftarake ruse në brigjet e Krimesë

by admin
Spread the love

MOSKË, 5 mars /ATSH-DPA/ – Një anije luftarake ruse u mbyt në gadishullin e Krimesë pasi dronët nënujor ukrainas e sulmuan atë, deklaruan zyrtarët ukrainas.

Anija pësoi goditje në pjesën e prapme.

Mbytja u konfirmua, të paktën jozyrtarisht, në Moskë.

Blogu ushtarak pro rus ”Belorussky Silovik” raportoi se anija ishte shkatërruar.

Ura e Krimesë, e njohur gjithashtu si Kerch Strait Bridge u mbyll për orë të tëra pas sulmeve me dronë gjatë natës.

”Sergei Kotov”, një anije e vogël luftarake e njohur si korvetë, ishte pjesë e flotës ruse të Detit të Zi dhe përdorej si një anije patrullimi./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like