KIEV – Tusk premton mbështetje të fortë për Ukrainën

by admin
Spread the love

KIEV, 22 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministri i ri polak, Donald Tusk i cili po përballet me një opozitë që po përpiqet të pengojë administratën e tij të re, u zotua për mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën gjatë vizitës inauguruese në Kiev.

Pavarësisht çështjeve të brendshme të Polonisë, Tusk tha gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se vendi i tij mbështet Ukrainën.

Polonia do të vazhdojë të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të rritur shanset e Ukrainës për të fituar këtë luftë”, tha Tusk.

Polonia, e cila kufizohet me Ukrainën, ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas se çdo vend tjetër.

“Populli polak, shteti polak është një nga mbështetësit tanë më të mëdhenj”, tha Zelensky.

“Në Evropën Lindore, ne mund ta ruajmë lirinë vetëm nëse e mbrojmë atë së bashku,” tha ai.

Tusk, ish-presidenti i Këshillit të BE-së, premtoi se Polonia do të mbështeste kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian në të gjitha aspektet.

Një nga qëllimet e vizitës së tij në Kiev ishte të diskutonte mbështetjen perëndimore për Ukrainën. Polonia është gjithashtu anëtare e NATO-s.

Tusk dhe Zelensky biseduan për problemet e tyre tregtare dhe ranë dakord se do të punojnë së bashku për të zgjidhur çështjet pa ndihmën e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.

Në bisedime morën pjesë ministrat nga të dyja palët. Tusk nuk dha asnjë detaj mbi zgjidhjet e mundshme. Zelensky shpjegoi se Ukraina nuk po mbronte vetëm pavarësinë e saj, por atë të të gjithë Evropës, përfshirë Poloninë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like