KIEV – Syrskyi: Zgjerimi i sistemeve të armëve pa pilot, një proritet

by admin
Spread the love

KIEV, 9 shkurt /ATSH-DPA/ – Komandanti i ri i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi tha sot se një nga prioritetet e tij kryesore ishte zgjerimi i përdorimit të sistemeve të armëve pa pilot, si dronët, dhe luftimi elektronik për të mposhtur forcat ruse.

Syrskyi tha se kjo teknologji ishte kyçe në luftën e Ukrainës për të thyer linjat ruse dhe për të çliruar territorin e pushtuar.

“Vetëm duke ndryshuar dhe përmirësuar vazhdimisht mjetet dhe metodat e luftës do të jemi në gjendje ta ndjekim me sukses këtë rrugë”, shkroi ai në Telegram, një ditë pasi erdhi në detyrë.

“Jeta dhe shëndeti i ushtarëve mbeten vlera më e rëndësishme e ushtrisë ukrainase”, tha ai

Zëvendësimi i trupave të rraskapitura dhe mobilizimi i më shumë ukrainasve është aktualisht subjekt i një diskutimi të nxehtë në Ukrainë, ku një projektligj pritet të miratohet nga parlamenti.

Mobilizimi ka qenë një nga pikat e mosmarrëveshjes midis presidentit Volodymyr Zelensky dhe ish-komandantit të përgjithshëm Valerii Zaluzhnyi, i cili u shkarkua dje. Zaluzhnyi kishte udhëhequr përpjekjet luftarake të Kievit që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në shkurt 2022.

Pas shkarkimit, zyra presidenciale në Kiev publikoi një dekret në të cilin presidenti i dha Zaluzhnyi titullin e nderit të Heroit të Ukrainës.

Gjenerali u vlerësua për meritat e dalluara personale në mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe shërbimin vetëmohues ndaj popullit ukrainas.

Syrskyi, i cili u emërua menjëherë pasardhësi i Zaluzhnyi, kishte shërbyer si komandant i forcave tokësore të Ukrainës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like