KIEV – Rusia godet infrastrukturën ukrainase me dronë dhe raketa

by admin
Spread the love



KIEV, 30 mars /ATSH-DPA/ – Forcat ruse goditën gjatë natës infrastrukturën e rajonit qendror të Ukrainës, Poltava, njoftoi sot administrata ushtarake e Ukrainës.

Forcat ajrore ukrainase thanë se nëntë nga 12 dronët e dërguar nga rusët ishin kapur.

Përveç dronëve, forcat ruse lëshuan edhe katër raketa S-300 dhe S-400. Të dyja janë projektuar si raketa kundërajrore, por janë konvertuar për të goditur objektivat sipërfaqësore.

Fillimisht nuk u raportua asnjë i vrarë.

Gjatë muajve të dimrit, forcat ruse e përqendruan fokusin e tyre në sulmin ndaj infrastrukturës së energjisë dhe ngrohjes në Ukrainë, siç bënë vitin e kaluar.

Kharkivi afër kufirit rus në verilindje ka pësuar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Kompania shtetërore e energjisë “Centrenergo” njoftoi sot se një impiant energjetik dhe ngrohjeje ishte shkatërruar kryesisht nga një sulm më 22 mars. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPeleshi: Anija “Lissus” ndalon gomonen me 24 persona në bord në detin Egje


You may also like