KIEV – Përfaqësuesja e Ukrainës në Krime: Rusia ka shkelur të drejtat e njeriut

by admin
Spread the love

KIEV, 28 shkurt /ATSH-DPA/- Përfaqësuesja ukrainase e Krimesë, Tamila Tasheva është ankuar për shkelje ‘në rritje’ të të drejtave të njeriut, 10 vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin e Detit të Zi.

“Që nga 24 shkurti, forcat pushtuese kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme 208 persona, duke përfshirë 125 tatarë të Krimesë”, tha përfaqësuesja e përhershme e presidentit ukrainas në Republikën Autonome të Krimesë.

Ajo gjithashtu kritikoi “kolonizimin” dhe “rusifikimin total” të rajonit.

Në shkurt te vitit 2014, Rusia filloi vendosjen e ushtarëve pa simbolin kombëtar, pas përmbysjes së presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, i cili ishte besnik ndaj Moskës.

Vetëm më vonë presidenti rus Vladimir Putin pranoi se ata ishin ushtarë rusë.

Putini e vulosi aneksimin më 18 mars 2014.

“Sot, Krimea është shkëputur nga bota e jashtme si një shtojcë ruse dhe është ekonomikisht e varur nga pushteti okupues”, tha Tasheva.

“Mbi të gjitha, kjo e ka bërë jetën shumë më të shtrenjtë për njerëzit. Po shohim rezistencë në rritje ndaj okupimit”, tha Tasheva.

Situata e të drejtave të njeriut është përkeqësuar, veçanërisht për tatarët myslimanë të Krimesë, të cilët dikur kishin parlamentin e tyre.

Ata po persekutohen politikisht, po u kontrollohen shtëpitë dhe po mbyllen mediet tatare të Krimesë.

Dhjetëra mijëra tatarë të Krimesë u larguan gjithashtu jashtë vendit në shtator 2022 si pjesë e mobilizimit të detyrueshëm të diskutueshëm të Rusisë për luftën.

Tasheva theksoi se mund të ketë paqe vetëm nëse Ukraina rimerr Krimenë dhe të gjitha territoret e tjera të pushtuara nga Rusia.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like