KIEV – Pas sulmeve në natën e Vitit të Ri, Zelensky dënon ‘terroristët rusë’

by admin
Spread the love

KIEV, 2 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dënuar valën e sulmeve ruse me dronë, që shënjestruan qytetet ukrainase në natën e Vitit të Ri.

“Terroristët rusë janë shfaqur tashme si patetikë, dhe si të tillë e kanë nisur Vitin e Ri”, tha Zelensky.

“Ndjenja jonë e bashkimit, autenticiteti ynë, vetë jeta, e gjithë kjo bie në kontrast me frikën që mbizotëron në Rusi”, tha Zelensky.

“Ushtria ruse ka një frikë të dukshme. Dhe kanë të drejtë të kenë frikë, sepse do të humbasin”, tha Zelensky.

“Edhe me dronë dhe raketa, ushtria ruse nuk do të arrijë larg. Sepse ne qëndrojmë së bashku. Pala ruse, nga ana tjetër, mbahet e bashkuar vetëm nga frika”, tha ai.

Ushtria ruse nisi një valë të re sulmesh me dronë kamikaze drejt qyteteve të Ukrainës gjatë natës së Vitit të Ri.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like