KIEV – Kryebashkiaku Klitschko akuzon Rusinë për gjenocid

by admin
Spread the love

BERLIN, 3 prill /ATSH-DPA/ – Pas tërheqjes së trupave ruse nga zona përreth kryeqytetit ukrainas Kiev, fotot e njerëzve të vrarë në qytetin e rimarrë të Buchas kanë shkaktuar zemërim, aq sa kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitchko deklaroi se ”ajo që ka ndodhur në Bucha dhe në periferi të tjera të Kievit mund të përshkruhet vetëm si gjenocid.

”Konsideroj personalisht përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin. Këto janë krime mizore lufte për të cilat është përgjegjës Putini. Civilët qëllohen me duar të lidhura”, tha Klitschko për edicionin e së dielës të gazetës gjermane ”Bild”.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoyiak, ndau një foto në shërbimin e mesazheve të shkurtra në Twitter, duke treguar burra që ishin qëlluar.

Njërit prej burrave i kishte duart e lidhura pas shpine.

Autenticiteti nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Një tjetër foto tregonte trupa të pajetë në një rrugë.

“Ferri i shekullit XXI”, komentoi Podolyak.

“Për të gjithë botën dhe veçanërisht për Gjermaninë mund të ketë vetëm një pasojë, pasi asnjë cent nuk duhet të shkojë më në Rusi, ato janë paratë e gjakut që përdoren për të masakruar njerëz. Embargo ndaj gazit dhe naftës ruse duhet të vendoset menjëherë”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like