KIEV – IAEA: Në Zaporizhzhia po luhet me zjarrin, të ndalen bombardimet

by admin
Spread the love

KIEV, 20 nëntor /ATSH – ANSA/ – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka raportuar “shpërthime të fuqishme” në zonën e centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia.

”Janë të paktën një duzinë shpërthimesh të fuqishme të regjistruara në zonën e Zaporizhzhia nga nata e kaluar dhe sot”, raportuan ekspertët e IAEA që ndodhen në centralin bërthamor të Ukrainës, për shkak të bombardimeve.

“Disa ndërtesa, sisteme dhe pajisje në vend janë dëmtuar, por asnjëra nuk është kritike për sigurinë bërthamore deri më tani,” shtojnë ata.

“Kushdo që qëndron pas duhet të ndalojë menjëherë. Ju po luani me zjarrin!”, theksoi drejtori i IAEA Rafael Grossi, në lidhje me shpërthimet në zonën e centralit bërthamor të Zaporizhzhia. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPeleshi në Shkodër: Dy familje të evakuara në Bërdicë, devijim kalimit të mjeteve në aksin e përmbytur

You may also like