KIEV – Habeck bën thirrje për mbështetje më të madhe për Ukrainën

by admin
Spread the love



KIEV, 19 prill /ATSH-DPA/- Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck tha sot se mbështetja e aleatëve për Ukrainën duhet të rritet pasi vendi po përballet me një presion në rritje nga sulmet e forcave ruse.

Duke folur në ditën e dytë të vizitës së tij në Ukrainë, Habeck i siguroi ukrainasit se mbështetja e Gjermanisë do të ishte “e besueshme dhe afatgjatë”.

“Kërkesat specifike të qeverisë ukrainase nga Gjermania lidhen me sektorët e mbrojtjes dhe energjisë”, tha ai, duke shtuar se Berlini po shqyrtonte mundësinë e furnizimit të turbinave dhe centraleve me gaz.

Habeck u takua dje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar situatën ushtarake, si dhe zhvillimin ekonomik gjerman dhe investimet e biznesit në vend.

Udhëheqësit gjermanë u kanë bërë thirrje aleatëve të NATO-s të furnizojnë Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore “Patriot”, dhe javën e kaluar u zotuan të dërgojnë një sistem shtesë nga rezervat ushtarake gjermane.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot në Bruksel se disa aleatë kishin vendosur të dërgonin armë të tjera të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, duke përfshirë sistemet “Patriot”.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakI dehur në timon, arrestohet polici


You may also like