KIEV – Forcat ukrainase zmbrapsin dhjetëra drone luftarake ruse gjatë natës

by admin
Spread the love

KIEV, 26 mars /ATSH-DPA/- Ukraina zmbrapsi dhjetëra drone luftarake ruse gjatë natës, raportuan sot zyrtarët.

“Të 12 dronët u rrëzuan”, shkroi në Telegram komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk.

Tetë nga raketat u lëshuan në rajonin lindor të Kharkiv, tha kryetari i qytetit të Kharkiv, Ihor Terekhov.

Gjithashtu, pati raportime për sulme me raketa gjatë natës. Megjithatë, fillimisht nuk janë raportuar të vrarë apo dëme të mundshme.

Ndërkohë, rajoni kufitar rus i Belgorodit gjithashtu raportoi bombardime nga forcat ruse. Sipas guvernatorit Vyacheslav Gladkov, tre persona u plagosën.

Sulmet në Belgorod janë bërë më të shpeshta javët e fundit. Pavarësisht kësaj, numri i viktimave dhe dëmeve në territorin rus janë ende në një shkallë shumë më të vogël në krahasim me pasojat e luftës në palën ukrainase.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like