KIEV – Dronë ukrainas godasin infrastrukturën energjetike ruse

by admin
Spread the love

KIEV, 20 prill /ATSH-ANSA/ – Forcat ukrainase sulmuan mbrëmë infrastrukturën energjetike që fuqizon impiantet e industrisë ushtarake ruse, nënstacionet elektrike dhe një bazë të magazinimit të karburantit, sipas raporteve të Rbc-Ukraine, që citonte burime anonime.

Sipas burimeve, dhjetëra dronë ukrainas sulmuan rajonet ruse të Belgorodit, Bryanskut, Kurskut, Tulas, Smolenskut, Ryazanit, Kalugas dhe Moskës.

Të paktën tre nënstacione të energjisë elektrike dhe një bazë depozitimi karburanti janë goditur, ku kanë shpërthyer zjarre.

Burimet theksuan se ishte një operacion i përbashkët i shërbimeve sekrete (SBU), Shërbimit të Sigurimit Shtetëror dhe Forcave Speciale të Ushtrisë.

Objektivi ishte infrastruktura energjetike që fuqizon objektet industriale ushtarake ruse.

Sipas burimeve, disa objekte të komplekseve energjetike në rajone të ndryshme ruse janë sulmuar nga dronët kamikaze.

Në veçanti, një rafineri në rajonin e Smolenskut dhe të paktën dy nënstacione të energjisë elektrike në Kaluga dhe Bryansk u goditën nga dronët.

Dëshmitarët okularë dhe burimet e medias treguan se objektivat u sulmuan nga të paktën 50 dronë.

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi mëngjesin e sotëm se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi 50 dronë ukrainas gjatë natës mbi disa rajone, përfshirë Moskën./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like