Kidnapimi brenda territorit të Kosovës, akt i pashembullt agresioni i Serbisë – Shqip

by admin
Spread the love

Kidnapimi i tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës brenda territorit të Kosovës është një akt i pashembullt i agresionit nga ana e Serbisë mbi integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës. Kështu e kanë cilësuar nga Lëvizja Besa përmes një reagimi, ngjarjet e sotme në veri të Kosovës, përcjell KlanM.

“Ky kidnapim është akt i shëmtuar luftënxitës i Serbisë, e cila vazhdon të provokojë dhe rrezikojë me destabilitet gjithë rajonin, në kohën kur gjithë bashkësia ndërkombëtare angazhohet për një proces paqeje dhe integrimi. Aktet e këtilla janë në kundërshtim me angazhimet për paqe të faktorit ndërkombëtar dhe minojnë dialogun si vlerë demokratike. Nuk është hera e parë që Serbia kërcënon me agresione të këtilla që shkojnë kundër idesë së normalizimit të gjendjes në rajon përgjithësisht”, thonë nga Lëvizja Besa.

Nga kjo parti shprehin solidaritetin dhe përkrahje të parezervë ndaj institucioneve të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, siç thuhet në reagim, i bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar që të bëjë presionin e duhur mbi Serbinë që të lirojë pjesëtarët e policisë së Kosovës./KlanMacedonia

You may also like