KH Vushtrria paralajmëron tërheqjen nga garat dhe shuarjen e klubit

by admin
Spread the love

Klubi i Hendbollistëve Vushtrria, përmes një njoftimi në Facebook, ka paralajmëruar shuarjen e klubit, për shkak të arsyeve financiare.

Njëra nga skuadrat më të vjetra të hendbollit në vend dhe dikur kampione e fitues e e Kupës së Kosovës, nuk do të vazhdojë garimin në Superligë, duke u përballur me shumë probleme, kryesisht financiare, sipas klubit, përmes këtij njoftimi.

Skuadra kishte njoftuar edhe më parë tërheqjen nga garat, e madje nuk e nisi me rregull fillimin e sezonit, pikërisht për shkak të këtij problemi.

Ditë më parë, tërheqjen nga garat dhe shuarjen e klubit e ka paralajmëruar edhe Klubi i Hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova, për çka Federata e Hendbollit e Kosovës, ka shtyrë ndeshjet e kësaj skuadre.

 

You may also like