KH Kastrioti zyrtarizon kryetrajnerin e ri, vjen nga Maqedonia e Veriut  

by admin
Spread the love

Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) ka emëruar kryetrajnerin e ri.

Klubi ka zyrtarizuar kryetrajnerin e ri maqedonasin Vladimir Gligorov.

Fisnik Jashari, kryetar i klubit, ka ambicie të qarta në vazhdim të kampionatit.

“Vladimir Gligorov emërohet kryetrajner i KH Kastriotit.

Njoftojmë komunitetin tonë të dashur se ekipi ynë i hendbollit ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me një trajner të ri, i cili gëzon gradën e EHF Master trajner ndërkombëtar.

Ky hap i rëndësishëm shënon një fazë të re në udhëtimin tonë drejt suksesit dhe kampionateve të ardhshme. 

Ekipi gjithashtu falënderon kryetrajnerin e deritashëm Flamur Salihu për punën profesionale dhe përkushtim të madh të treguar me ekipin tonë

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të pashuar!”, njofton KH Kastrioti. 

Skuadra me renome Kastrioti renditet në vend të katërt me 22 pikë pas javës së 18-të të zhvilluara në elitën e hendbollit të Kosovës.

You may also like