KF Lugina kualifikohet në rrethin e dytë të kupës së Pçinjës, në javën e ardhshme e pret derbi në kampionat

by admin
Spread the love

KF Lugina nga komuna e Preshevës është kualifikuar për në rrethin e dytë të kupës së zonës së Pcinjës. Ndeshjen që është dashur ta zhvillojnë kundër Vihor e kanë fituar me rezultat zyrtar 3-0, pasi rivali nuk ka qenë i përgatitur teknikishtë për ballafaqimin në fjalë.
Pas disa ditësh do të hidhesh shorti për turin e dytë ku KF Lugina do të mësojë kundërshtarin e ardhshëm në kupë.

Ndërsa, në kampionat, në ligën e rrethit të Pcinjës,  KF Lugina është lider me 25 pikë nga 10 ndeshje të luajtura (8 fitore, 1 barazim, 1 humbje).

Në javën e ardhshme e pret derbi me Mineralacin e vendit të dytë, që ka tre pikë më pak.

“Patjetër duhet të shënojmë fitore, sepse e kemi shansin e mirë që në fund të sezonit të ngjitemi një ligë më lartë”, deklaroi trajneri dhe kryetari i KF Lugina, Nagib Jakupi për Open-TV.

Ndeshja derbi e javës së 11-të, KF Lugina-Mineralac do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Preshevë, të dielën e ardhshme me fillim prej 13:30 minuta, me prani të shikuesve

You may also like