“Këto zgjedhje mund ta shkatërrojnë PD-në”, Spartak Ngjela zbulon arsyen: Ja pse Sali Berisha është i goditur

by admin
Spread the love

I ftuar në emisionin Pikat mbi I, avokati Spartak Ngjela foli edhe për sondazhin e dytë të PIPOS Prishtië për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Shqipëri.

Sipas Ngjelës ndryshe nga PD, socialistët nuk i ka parë të angazhuar në këto zgjedhje ndërkohë që u shpreh se Berisha do të jetë më i godituri dhe kjo për faktin se është nën siglën e LSI.

Deklarata e Ngjelës:

“Se do të ishte e fortë PD, e dija. Më bën përshtypje fakti për Shkodrën. Atje mund të kishte çarje të madhe dhe nuk dihet se kush mund ta merrte. Njëra anë e medaljes është kjo.

Socialistët nuk i kam parë të angazhuar në krahasim me PD-në. Politikisht Rama është me Berishën. Çfarëdo që të bëjë, edhe një sondazh tjetër që kam unë, forcë të parë absolute nxjerr PD-në. Sipas sondazhit dhe pikëpamjes time ka bërë një gabim Saliu. Futi kandidatët e tij me LSI-në. Ju nuk e dini sa e madhe është urrejtja e demokratëve për LSI-në por nuk kishte rrugë tjetër. Berisha është i goditur sepse është nën siglën e LSI.

Simpatizantët e PD-së dhe anëtarësia e saj e dinë që këto zgjedhje mund të shkatërrojnë PD-në dhe kjo frikë e ka çuar shumicën me PD-në zyrtare.”-shprehet Ngjela.

You may also like