Këto përballje na presin në top ligat evropiane, Gerrard sonte e ka testin e parë serioz në Premierligë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sonte do zhvillohen shumë sfida interesante në kuadër të pesë ligave evropiane.

Në Premier Ligë, top gjigantët evropianë kërkojnë fitoret e radhës, me synimin e arkëtimin e pikëve të plotave.

Chelsea do jetë mysafir i Watfordit, derisa Manchester Cityn e pret një sfidë jo e lehtë ndaj Aston Villas.

Ndërkohë, derbi i rivalëve lokal zhvillohet në “Goodison Park”, mes Evertonit dhe Liverpoolit.

Ndeshje tjera interesante zhvillohen edhe në Seria A, kur Roma është mysafir i Bolognas, Inter nikoqir i Spezias, derisa AC Milan synon këndelljen në udhëtim te Genoa.

Napoli ka objektivin që të mbajë kreun e Seria A, andaj synon ta bëjë këtë ndaj Sassuolos, skuadër që në xhiron e fundit triumfoi ndaj “Rossonerëve”.

Ndërkohë, në La Liga, zhvillohet vetëm një ndeshje, mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos dhe në Ligue 1, PSG e pret Nice

You may also like