Këto janë tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

by admin
Spread the love

Sot mbyllet java e 22-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë tre ndeshje tepër interesante.

Vëmendja krysore do të jetë në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku Llapi është nikoqire e Prishtinës.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina synon fitoren e gjashtë radhazi në Superligë, e cila do ti mundësonte të merr edhe kreun e tabelës, duke kaluar para Ballkanit.

Në anën tjetër, Prishtina aktualisht ndodhet në pozitën e katërt.

Një tjetër ndeshje interesante do të luhet në qytetin e Gjilanit, ku Drita e pret skuadrën e Dukagjinit.

“Intelektualët” ndodhen në pozitën e tretë me 40 pikë të grumbulluara deri më tani, ndërsa skuadra nga Klina ka 30 pikë dhe renditen në vendin e gjashtë.

Ndeshja e fundit zhvillohet mes dy skuadrave të cilat janë duke luftuar për mbijetës, Lirisë dhe Fushë Kosovës.

Skuadra prizrenase është e fundit në tabelë me 9 pikë, dy më pak se Fushë Kosova e cila renditet një vend më lart.

Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00

You may also like