Këto dy vitamina janë shpëtimi juaj për problemet autoimune – Preferenca

by admin
Spread the love

Vitamina D dhe suplementet e vajit të peshkut mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve autoimune tek të rriturit. Një dozë ditore e këtyre dy vitaminave mund të ndihmojnë në parandalimin e disa problemeve.

Per shembull, artriti reumatoid, sëmundjet e tiroides dhe psoriasis, sipas një studimi të ri të publikuar javën e kaluar në gazetat mjekësore britanike.

Sëmundjet autoimune janë sëmundjet ku sistemi imunitar i trupit sulmon gabimisht veten. Ato janë shumë të zakonshme dhe shanset për t’u zhvilluar më tepër rriten me kalimin e moshës. Megjithëse të gjitha sëmundjet autoimune ndryshojnë në një farë mase, ato kryesisht zhvillohen gradualisht.

Studiuesit vunë re se vitamina D dhe acidet yndyrore si vaji i peshkut, ulin inflamacionin dhe gjithashtu mund të kenë një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve autoimune.

Dhe duke qenë se nuk ka trajtime të tjera ose terapi parandaluese të disponueshme për çrregullimet autoimune, ky zbulim është shumë i rëndësishëm. Sëmundjet autoimune janë shumë të përhapura dhe kanë ndikime të mëdha për shëndetin e njeriut.

Sugjerohet që gratë mbi 55 vjeç dhe burrat mbi 50 vjeç të marrin 1000 mg acide yndyrore omega-3 (vaj peshku) dhe 2000 IU vitaminë D çdo ditë, për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve autoimune. Pjesëmarrësit e studimit u ndoqën për një periudhë 5 vjeçare.

You may also like