“Këtë lojë e pranoj nga Cremonese dhe jo nga Juventus”, Cassano: Me kë tallet ai?!

by admin
Spread the love

Antonio Cassano është rikthyer të flasë për Juventusin dhe Massimiliano Allegri. Në një diskutim në “Bobo TV”, ish-futbollisti u shpreh se tekniku livornez nuk i përfaqëson më torinezët ndërsa shtoi se bardhezinjtë luajnë dhe mendojnë vetëm për t’u mbrojtur.

“Ndeshja e Kupës mes Interit dhe Juventusit ishte me një drejtim. Bardhezinjtë po shtynin lojën dhe shpresonin që të shkonin në kohën shtesë apo tek penalltitë. Nëse këtë lojë e bën Cremonese atëherë e pranoj këtë, por jo nga Juventus. Juventus luan shumë keq dhe Allegri duhet të largohet. Besoj se klubi duhet ta shkarkoj në fundin e sezonit, Allegri po bën një figurë m… dhe nuk përfaqëson më Juventusin.
Ka mbetur 30 vite pas dhe beson se mund të fitoj në të njëjtën mënyrë siç ka bërë në të kaluarën. Qëndroi dy vite pushim, por nuk mësoi asgjë. Pastaj janë edhe deklaratat e tij pas ndeshjeve, po më kë tallet ai? Të gjithë kemi sy dhe shohim.

Luan mirë? Si, kur e nis ndeshjen me pesë mbrojtës, tre në mesfushë dhe në sulm Chiesa me Di Marian. Ka nisur tashmë të ofendojë edhe kolegët apo skuadrat e tjera siç bëri me Napolin, apo me drejtuesit e Inter.

Për të mos përmendur më pas gazetarët të cilëve iu thotë budalliqe gjithmonë. Po flet pa logjikë, ofendon lojtarët dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me stilin e Juventus. Allegri është në një pikë që nuk ka më kthim”, u shpreh Cassano.

You may also like