“Këta që mbështesin Saliun janë otomanë”, avokat Ngjela: Janë inferiorë kundrejt qytetërimit perëndimor

by admin
Spread the love

Avokati i njohur Spartak Ngjela komenton situatën politike në Shqipëri, veçanërisht atë që e quan si sulm të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij ndaj qytetërimit perëndimor.

Ngjela thotë në një shkrim në rrjetet sociale se Beogradi dhe Moska e kanë humbur tashmë forcën në Shqipëri. Ai e quan peticionin e krijuar kundër ambasaodres amerikane në Tiranë Yuri Kim si kërkesë dorëheqje për presidentin Joe Biden, ndërsa mbështetësit e Berishës i quan të papërfillshëm dhe osmanë.

Reagimi i plotë i avokat Ngjelës:

“Në Shqipëri nuk ka më forcë as Brogradi as Moska.

Kjo është zonë amerikane. Vetëm të korruptuarit kanë shpresë ende te Moska, kur kjo nuk po del dot nga Ukraina. Për të qeshur është, por këta të korruptuar nuk kanë kapacitet mendor.

Të gjithë këta e dinin Rusinë superfuqi me potencë të lartë.

Ukraina u tregoi të korruptuarëve shqiptarë që po presin procesin penal kundër tyre në Tiranë, se Moska është pa para dhe pa forcë.

Amerikanët po tallen, ndërsa aeroplanmbajtësja Truman, po vjen sërish në Adriatik.

Më qesharakë janë gazetarët prorusë në Tiranë. Kurse Saliu kërkon peticion kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Domethënë po i kërkon dorëheqjen presidentit amerikan Joe Biden. Humor si ai i Ushtarit të Mirë Zhvejk ky. Po, ku kupton Saliu!

Është për të qeshur. Kurse shqiptarët e peticionit Sali, po bëhen me hajdutët.

Po ambasadorja Yuri Kim çfarë po bën?

Ajo po kërkon të shpronësohen hajdutët e shqiptarëve. Domethënë është në favor të shqiptarëve.

Po shqiptarët e dinë që Saliu dhe kompania e tij kanë grabitur shqiptarët?

Sigurisht që e dinë.

Po këta që ulërasin me çjerrmë për Saliun e dinë?

E dinë, por ata ashtu e duan, se kanë urrejtje për Perëndimin: janë shumë inferiore kundrejt qytetërimit perëndimor.

Po çfarë janë këta, osmanë?

Shumica osmanë injorantë janë. Por pa forcë, prandaj këlthasin me çjerrmë prej të marri, por janë edhe të trembur.

Po çfarë çdo bëhet më tej?

Këta otomane janë të humbur me gjithë Saliun. Por shpresa vdes e fundit, sidomos për injorantët e egërsuar kundër qytetërimit.

Po, a janë të shumtë në numër këta antiperëndimorë?

Jo. Këta janë një përqindje papërfillshme në funksion të votës së lirë.” tha ai.

You may also like