Këta janë të dyshuarit për 18 kilogramët drogë që u kapën në aksionin e sotëm në Prizren

by admin
Spread the love

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksion të zhvilluar nga Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës në Prizren, që ka rezultuar me konfiskimin e 18 kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e disa personave.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat e
dyshuar për këtë rast janë: Daim Daçaj 42-vjeçar, Bekim Cikaj 42-vjeçar dhe
Kadri Berisha 39-vjeçar.

Substanca e dyshuar narkotike e llojit marihuanë që u konfiskua gjatë këtij
aksioni u gjet në rreth 40 paketime.

Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Blerja, posedimi dhe
shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope’

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

You may also like